Elseid Hysaj është dëmtuar në ndeshjen që ekipi i tij Lazio, po luan përballë Cagliarit në transfertë. Sfida momentalisht është 1-2 në favor të lacialëve, teksa Hysaj la fushën kur ndeshja ishte 1-1.
Në minutën e 61’ të sfidës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u zëvendësua për shkak të një dëmtimi të çuditshëm. Në momentin që kontrolloi një top të gjatë, mesa duket Hysaj ka pasur një tërheqje.
Kjo bëri që ai të linte fushën e lojës. Por, shqiptari më herët ishte protagonist në këtë sfidë. Ai asistoi në golin e parë të Lazios, duke dhënë një pasim mjaft të bukur për Zaccagni që më pas dërgoi topin në rrjetë.
Kujtojmë që Elseid Hysaj ditën e djeshme feston 31 vjetorin e lindjes dhe ky përvjetor ka ardhur në një moment të mirë për të sepse situata e tiij ka ndryshuar sepse tashmë ai po luan për Lazion, por për fat të keq ai sot u dëmtua.