Periudha e pandemise i ka shkaktuar shume probleme nder te tjera edhe sporteve dhe nje nder me te prekurit eshte edhe ai i xhudos. Prej disa muajsh nuk ka aktivitete dhe kjo kuptohet qe ka ndikuar ne gjendjen e sportisteve.
Tek Vllaznia kjo periudhe nuk i ka ndaluar xhudistet te ndermarrin seanca te veçanta stervitore. Madje, drejtuesit e saj kane menduar qe te bejne diçka ndryshe dhe per kete arsye, dy dite me pare kane zhvilluar nje seance ne bregdetin e Shengjinit dhe ne fakt kjo nuk ka qene e vetmja.
Pjesmarrja dhe ndjekja e seancave te tilla ka qene mjaft evidente nga xhudistet e Vllaznise. Perpjekje per ruajtjen e formes vazhdon qe te kete rendesine e saj dhe per kete po bashkepunon i gjithe ekipi.
Stervitja e zhvilluar ne plazhin e Shengjinit eshte drejtuar nga trajneri i ekipit te te rriturve Luigj Shkoza dhe ai i te rinjve Angjelin Dedaj.