Te Interi është një fakt që e bën Simone Inzaghin të dridhet për sprintin e fundit të kampionatit. Pa Alessandro Bastonin në fushë, zikaltërit kanë pësuar rreth një të tretën e totalit të golave të tyre deri më tani.
Një statistikë që konfirmon rëndësinë e mbrojtësit në fazën e moszotërimit të topit nga ana e lojtarëve të Inzaghit dhe që tashmë bëhet shumë aktuale duke pasur parasysh skualifikimin e lojtarit në turin tjetër ndaj Romës.
Një mungesë që rrezikon të dëmtojë ndjeshëm qëndrueshmërinë e mbrojtjes në një moment delikat dhe të komplikojë planet e zikaltërve në luftën për titull. Për më tepër, shifrat e Bastonit këtë sezon flasin qartë.
Sidomos ato që kanë të bëjnë me golat e pësuar në mungesë të tij. Në dhjetë raste, pas zëvendësimit të tij, Interi pësoi gola pavarësisht minutave të luajtura. Herën e parë ndodhi kundër Milanit më 22 shtator, më pas ndodhi sërish kundër Udineses, Torinos, Parmës, Fiorentinës, Juventusit, Napolit, dy herë kundër Parmës dhe në fund kundër Bolonjës. Një tregues që nuk mund të konsiderohet rastësi dhe që shqetëson Inzaghin.
Pa Bastonin në fushë, në fakt, Interi e kthen qendrën e gravitetit prapa, humbet mprehtësinë në duelet në zonën e penalltisë dhe është më i brishtë në shënime, në lojën ajrore dhe në situata të rrezikshme përballë Sommerit. Një problem me të cilin trajneri i zikaltërve do të duhet të përballet menjëherë ndaj Romës, së bashku me mungesën tjetërm atë të Mkhitaryan.