Vëzhgim nga Roland LUÇI

Meqe dhe fundjave e njeriu i ngrate ka me teper mundsi e nge per pak shplodhje e argetim te kulturuar, si shume vete (meshkuj e femra, te rritur e adoleshente) brenda e jashte vendit, pashe ndeshjen Flamurtari – Partizani, qe transmetohej jo vetem ne TV, por dhe nepermjet internetit.

Pra game e gjere e numer i madh shikuesish me siguri.
Nga ana sportive jo keq, loje e bukur.
Edhe nga ana organizative mire…. bile mire ishin organizuar dhe thirrjet ne kor qe moren permasa te shfrenuara mbas golit te vendasve.
Ja psh njeri (i pari i tufes me siguri) therriste me megafon: Partizani – nga shkallet tifozet ne grup pergjigjeshin: Te q…….
Nuk po e mbaroj pergjigjen (e cila per lezetin e vesheve tane perseritej shume here).
Kush e gjen fjaline te plote me te cilet tifozet i pergjigjeshin megafonxhiut?
Mandej po e gjeti kush (nuk besoj ne fakt!), kush e di se kush eshte motra e Partizanit qe nuk e hiqnin nga goja tifozet e Flamurtarit?
Nuk di te kete ndryshuar rregullorja e futbollit, besoj dhe se arbitri duhet te kete ditur shqip, por asnje reaksion nga ana e tij. Bile asnje reaksion as kur megafonisti termin “Partizani” e zevendsoi me togfjaleshin “arbiter-arbiter” (pergjigja e korit te tifozeve e njejte si te “partizani”-behej fjale per motren e arbitrit kete here).
Okay, arbitri nuk reagoi si ia donte namuzi dhe atributet do te thote dikush, por me siguri Komisioni i Disiplines qe nuk te fal per keto raste do te mbaj qendrim menjehere ne mbledhjen e radhes.
Jo se ka mbajtur ndonjehere qendrim ne keto 20-25 vjetet e fundit kur thirrje te tilla ofenduese per kundershtarin dhe arbitrin, por dhe poshteruese per vete ata qe i perdorin, kane marre statusin e qytetaris ne stadiumet tona, por mendoj dhe besoj se ka ardhur ai momenti “i madherishem”, i shumepritur nga te gjithe qe ky Komision te bej diçka te hajrit ne interes te futbollit, te kultures se tij dhe te kultures se qyteteve ku luhet ky sport popullor, ne interes dhe respekt dhe te atyre mijrave qe e ndjekin akoma dhe nuk duan tu neveritet nga sjellje te tilla primitive ne stadiumet tona.