Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do luajë kundër Dinamos ditën e sotme në orën 19:00 në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të kupës së Shqipërisë. Në “Elbasan Arena ” do luhet sfida ndoshta më vendimtare deri më tani mes dy ekipeve. Ku Vllaznia ka pretendimet e saj shumë ambicioze si në kampionat, por edhe në kupë.

Edhe tek Dinamo duket janë përgatitur në maksimum për këtë duel. Me trajnerin Daja i cili e pritet të ketë edhe kthimin e një elementi të rëndëishëm si Bregu. Për tu përqendruar totalisht tek sfida e sotme e kupës kundër Vllaznisë. Dhe trajneri kryeqytetas do hedhë në fushë më të mirët në Elbasan.

Kështu nga porta pritet ta nisë Teqja, pavarësisht se së fundmi është kthyer edhe Sali. Nga e djathta në mbrojtje priter si titullar Meksi, me Hoxhen dhe Rufatin në qendër e ndërsa Aliji kompleton në të majtë repartin e prapavijës. Në mesfushë si titullar priten Karamba, Gudiabi dhe Qefalija.

Në sulm gjithashtu pritet të rreshtohen nga Daja titullarët e zakonshëm. Me Itodon i cili pritet titullar në majë të repartit të avancuar. Ndërsa do kompletojnë formacionin blu, Vila e Zabërgja që do mbështesin nga krahët e sulmit.(www.shkodrasport.com)