Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do presë Dinamon ditën e sotme në orën 15:30, në kuadër të javës së 34-ët të Superiores. Në “Loro Boriçi” do luhet sfida ndoshta më vendimtare për sigurimin e vendit të dyté . Por po ashtu edhe këtë edicion të dy ekipet janë rivale si në kampionat dhe kupë. E duket se fatet e tyre do kryqëzohen deri në fund.

Edhe tek Dinamo duket janë përgatitur në maksimum për këtë duel. Me trajnerin Daja i cili e pritet të ketë edhe kthimin e një elementi të rëndëishëm si Itodo. Për tu përqendruar totalisht tek sfida e sotme e kampionatit kundër Vllaznisë. Dhe trajneri kryeqytetas do hedhë në fushë më të mirët në Shkodër.

Kështu nga porta pritet ta nisë Teqja, pavarësisht se së fundmi është kthyer edhe Sali. Nga e djathta në mbrojtje priter si titullar Meksi, me Hoxhen dhe Rufatin në qendër e ndërsa Aliji kompleton në të majtë repartin e prapavijës. Në mesfushë si titullar priten Karamba, Jonuzi dhe Qefalija.

Në sulm gjithashtu pritet të rreshtohen nga Daja titullarët e zakonshëm. Me Itodon i cili pritet titullar në majë të repartit të avancuar . Por nëse nigeriani nuk garanton do jetë Vila që zo zbresë nga minuta e parë në fushë. Ndërsa kompletojnë formacionin blu, Nai e Zabërgja që do mbështesin nga krahët e sulmit.