Nëse Vllaznia sot ka diçka që mund të krenohet, padyshim që ajo është Akademia e saj. Një element i cili ka padyshim shumë domethënie brenda. Fotoja e mësipërme i përket ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia të sezonit 2013-2014. Nga 13 pjestarët që janë në këtë foto, 12 prej tyre sot luajnë futboll dhe drejtojnë.Vetëm njëri, Mirjon Shkëmbi, një mesfushor shumë i talentuar, nuk dihet pse nuk eci përpara. Gjithë të tjerët po jetojnë me futbollin.

Trajneri i para katër viteve Luan Zmijani, për koinçidencë është rikthyer sërish në krye të këtij ekipi edhe sivjet. Zëvendëstrajneri i atëhershëm Nikolin Leka, sot drejton ekipin e futbollit të femrave të Vllaznisë, kampion në fuqi. Sakaq, pesë futbollistë të kësaj fotoje të para katër viteve, pikërisht Ardit Krymi, Erdenis Gurishta, Erald Çinari, Arlind Kalaja dhe Alen Sherri(Pjesë e këtij ekipi ka qenë edhe Denis Pjeshka i cili nuk është në këtë foto sepse në atë ndeshje ka qenë i dëmtuar). Një futbollist tjetër- Esin Hakaj luan po në Superligë me Teutën ndërsa dy të tjerë luajnë me Vllazninë B, konkretisht Samet Ruqi dhe Arbjas Hasanaj ndërsa Dritmir Beci luan me Tërbunin dhe Denis Dyca me Kastriotin. Të gjithë të angazhuar, të gjithë duke përfituar nga futbolli dhe ky padyshim që është frut i punës së mirë të bërë me Akademinë Vllaznia.

© shkodrasport.com