Futbolli i luajtur shpeshherë shërben për t’u kthyer edhe në retrospektivë. Kjo e fundit na ndihmon për të kujtuar se çfarë ka ndodhur vite më parë.
Dhe fotoja që po publikojmë sonte dhe që është shkrepur nga i mirënjohuri Ferdinand Hazisllari, na paraqet një fakt shumë interesant.
Tre protagonistë të kësaj fotoje sot nuk janë më prezent në fushën e lojës. Bëhet fjalë për arbitrin Lorenc Jemini që nuk i bie më bilbilit dhe po ashtu edhe për Amarildo Belishën dhe Arjan Pishën.
Por jo vetëm kaq. Këta dy futbollistë përfaqësojnë Vllazninë dhe Dinamon, dy skuadra që nuk ndodhen më në Superligë por një kategori më poshtë.
Dhe fotoja i takon vetëm gjashtë viteve më parë. Sa shpejt rrjedhin gjërat dhe shiko ku janë katandisur tashmë këto dy emra të shquar të futbollit shqiptar.
www.shkodrasport.com