vllaznia e viteve ’60-’70 ka qenë ndër më të suksesshmet, ndër më të bukurat dhe që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Pjestarë të saj kanë qenë emra të cilët janë gdhendur në memorien e të gjithë sportdashësve.

Në foton e këtij shkrimi janë sëbashku dy prej pjestarëve të këtij brezi, ish-portieri Paulin Ndoja dhe ish- mesfushori Rauf Çanga.
Ndoja ka krijuar tashmë profilin e një portieri- legjendë të Vllaznisë.

Ndonëse diktatura nuk e la ta çonte deri në fund karrierën e tij, sërish ai ka lënë gjurmë në disa suksese të ekipit shkodran teksa ka fituar me të Kupën e Republikës në vitin 1965 si dhe Kupën e Kampionatin në sezonin 1971-72.

Ndërkohë Çanga ka luajtur rregullisht me Vllazninë nga viti 1966 deri në vitin 1973 kur vendosi ta përfundonte karrierën duke fituar edhe ai dy trofe. Ka lënë gjurmë me lojën e tij në mesfushë dhe mbetet një emër i nderuar nga të gjithë.
© shkodrasport.com