Vllaznia mori nje barazim 0-0 pasditen e djeshme ne “Elbasan Arena” ndaj Tiranes dhe mbrojtesi i saj Melos Bajrami eshte zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas mendimeve te dhena nga stafi i trajnereve te ekipeve kombetare te moshave, ne formacionin me te mire te javes se 29-te te “Abissnet Superiore”.
Loja e tij ne mbrojtje eshte vleresuar nga ana e tyre dhe si rrjedhoje shtatelarti eshte mes me te mireve te kesaj jave, bashke me Mjakin e Laçit, Kolen e Tiranes dhe Lorran te Dinamos, per repartin e mbrojtjes. Ndersa ne porte si me i miri i kesaj jave eshte perzgjedhur Qirko i Partizanit.
Ne mesfushe nderkohe jane zgjedhur me te miret e javes Arifi i Teutes, Zabergja i Dinamos dhe Kote i Partizanit, ndersa per sulmin jane evidentuar si me te miret Tresa i Laçit, Eleke i Partizanit dhe Bregu i Dinamos. Trajneri me i mire i kesaj jave eshte vleresuar Arber Abilaliaj i Partizanit per ate fitore 2-1 ne transferte ndaj Skenderbeut.(www.shkodrasport.com)
