Kategoria Superiore ka ulur siparin për këtë vit dhe tashmë rikthehet në muajin janar për javën e fundit të fazës së dytë. Kur ka kaluar gati gjysma e sezonit, skuadrat kanë nisur të zbulojnë pak nga pak objektivat e tyre dhe të konfirmohen favoritët për titullin kampion.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e merkatos së janarit, “VipSport.al” sjell formacionin më të shtrenjtë të Superiores bazuar në vlerën e futbollistëve në “Transfermarkt”. Kështu, Partizani dominon me 5 futbollistë dhe natyrisht titulli kampion i sezonit të shkuar, ka rritur ndjeshëm vlerën e futbollisëtëve.
Kukësi ka në këtë formacion vetëm Abazajn i cili në fakt vjen si i huazuar, teksa nga Skënderbeu janë Bregu dhe Dita. Nëse Dita është kapiten dhe ndër më të rëndësishmit, Bregu me shumë gjasa e ka mbyllur aventurën e tij në Korçë dhe vetë futbollisti në prononcime të ndryshme shprehej se në janar do të shqyrtojë ofertat. Vend në këtë formacion ka edhe për Laçin me dy futbolluistë e Vllazninë me një. /VipSport/
Formacioni
4-2-3-1: Hoxha, Trashi, Gjoni, Belica, Gligorov, Mala, Dita, Bregu, Lushkja, Abazaj, Bardhi