Nje futbollist i Vllaznise eshte perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 22-te te “Abissnet Superiore” nga Andi Lila dhe Oversport. Pavaresisht se skuadra shkodrane nuk arriti dot te fitoje ne Rrogozhine, ai eshte vleresuar per lojen e zhvilluar ne ate 90 minutesh.
Behet fjale per sulmuesin anesor Esat Mala i cili vazhdon te jete nje nga pikat me te forta te formacionit kuqeblu prej javesh te tera duke treguar nje forme stabel.
Bashke me te ne formacionin me te mire te kesaj jave jane zgjedhur edhe portieri i Teutes Qirko, per te vazhduar me mbrojtesit Zuna i Partizanit, Najdovski i Tiranes, Atanda i Egnatias dhe Gjinollari i Teutes.
Ne mesfushe perveç Males jane zgjedhur edhe Matondo i Partizanit dhe Ruçi i Bylisit ndersa treshja e sulmit te formacionit me te mire te javes eshte e perbere nga Lajthia i Bylisit, Gruda i Teutes dhe Nikqi i Tiranes. Sakaq, trajneri me i mire i kesaj jave eshte zgjedhur Kolela i Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/