Prurjet e reja të lojtarëve tek Vllaznia kanë vijuar edhe sot. Përveç Ari Djepaxhisë, mesfushorit që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit B, sot i pranishëm në stërvitje ka qenë edhe një futbollist i huaj.
Nga të dhënat e para që mësohen për të, thuhet se kemi të bëjmë me një mbrojtës me origjinë portugeze.
Ai është shtatëlartë dhe sipas informacioneve paraprake, kemi të bëjmë me një mbrojtës. Lojtari do të jetë disa ditë në provë tek kuqeblutë me idenë për të bindur trajnerin Lika për të qëndruar në skudër për sezonin e ri.
Ende nuk mund të thuhet asgjë sa i takon gjendjes dhe të dhënave të tij por me siguri që nga seanca e nesërme dhe në vazhdim, do të dilet në një konkluzion përfundimtar për këtë futbollist.
© shkodrasport.com