Pas nje sezoni jo shume pozitiv tek Skenderbeu ku nuk gjeti hapesira aktivizimi, mbrojtesi shkodran Enes Isufi ka vendosur te gjeje nje skuader tjeter qe t’i ofroje me shume mundesi per te luajtur.

Per kete arsye, 19 vjeçari prej pak ditesh i eshte bashkuar ne stervitje ekipit te Luftetarit dhe madje mesohet se ka firmosur per kete skuader.

Isufi konsiderohej nje element me shume perspektive i dale nga Akademia Vllaznia, madje qe ne moshen 17 vjeçare ka qene edhe kapiteni i ekipit “Vllaznia B” sepse demostronte personalitet ne fushen e lojes.

Ne fillim te sezonit te kaluar, ai pretendonte te kishte me shume hapesire ne skuadren e pare por kjo nuk ndodhi sepse drejtuesit sollen disa lojtare te tjere dhe ne keto rrethana, ai kaloi tek Skenderbeu. Isufi njekohesisht ka qene edhe pjese e rendesishme e kombetares U19, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te saj.

Por edhe ne Korçe e njejta histori. Tashme ka kaluar tek Luftetari ku padyshim qe pretendon te beje me mire. Aftesite dhe talentin per kete gje e ka. Tashme mbetet vetem demostrimi i tyre ne fushen e lojes.
www.shkodrasport.com