Drita e Gjilanit ka siguruar sot titullin kampion ne Kosove. Nje sukses i merituar i ketij ekipi ne rradhet e te cilit luan edhe nje futbollist shkodran, pikerisht Erjon Vucaj i cili padiskutim qe ka rolin e tij tek ky sukses.

Sot jane luajtur takimet e vlefshme për kampionatin e Superliges në Kosovë. Ballkani ka barazuar 2-2 me Gjilanin, në një takim që kishte gjithçka brenda.

Ky barazim ka bere qe edhe matematikisht Drita te jete kampione e Superligës në Kosovë, pasi një javë para fundit është +3 larg nga ndjekësi.

Prishtina mori një fitore të pastër 3-0 ndaj Flamurtarit, me golat që u shënuan nga Vitia (83′) Korenica (85′) dhe Uka (89′). Kryeqytetasit renditen në vendin e katërt me 62 pikë. Trepça 89 sheh dritë në fund të tunelit, pasi ”asfaltoi” 1-2 Feronikelin.

Erjon Vucaj eshte nje nga elementet me te rendesishem te Drites dhe padyshim qe trofeu i fituar me te, e ka lumturuar pa mase. Ky eshte sezoni i dyte qe mesfushori shkodran luan me kete ekip dhe tashme ka ardhur momenti per t’u kurorezuar edhe si kampion.
www.shkodrasport.com