“Wyscout” ka shpallur formacionin më të mirë të sezonit 2019-2020 të Serisë A. Në sy bie mungesa e lojtarit më të mirë të zgjedhur nga Seria A, Paolo Dybala.
Në mbrojtje na nderon një shqiptar, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantës e ka merituar një vend në formacionin më të mirë, dhe në krah të tij rreshtohen edhe dy lojtarë të tjerë të Atalantës, Toloi në qendër dhe Gosens në krahun e majtë.
Krahun e djathë të mbrotjes e mban Faraoni i Veronës. Në portë si më i miri është zgjedhur portieri i Juventusit Shezni.
Në mesfushën me katër lojtarë nga e majta në të djathë janë: Insigne i Napolit, Gomez i Atalantës, Alberto i Lazios dhe Kulusevski i Parmës. Në sulm nuk kishte si të mungonte golashënuesi më i mirë i Serisë A Immobile, ndërsa krah tij është Ronaldo i Juventusit.