Nuk ka të ngopur Manchester City. Dominues në kampionat, ndërsa në mesjavë regjistroi një fitore të thellë në shtëpinë e Bazelit ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions.
Ndërkaq, skuadra e Guardiola-s ka rrëmbyer edhe një tjetër rekord, atë të lojtarit më të shpejtë të Premier League.
Vendi i parë mbahet nga Leroy Sane, i cili sipas të dhënave të Opta në këtë sezon ka arritur shpejtësinë 35,48 km/h, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Jamie Vardy.
Në sezonin aktual sulmuesi i Leicester nuk ka shkuar më shumë se vendi i tetë. Përpara tij, mes të tjerësh, janë mbrojtësi holandez i Crystal Palace, Patrick Van Aanholt, i dyti pas Sane me 35,42 km/h dhe Antonio Rüdiger, lojtar i Chelsea-t në vendin e tretë me 35,19.
Sane, lojtar i kombëtares gjermane me origjinë senegaleze, ka mbërritur në Mançester në verën e viti 2016, duke ardhur nga Schalke 04 që mori 37 milionë paund për kartonin e tij./EDS/