Ndeshja e parë e Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve në Minsk ndaj Bjellorusisë, do të drejtohet nga një gjyqtara i cili për herë të parë ka këtë detyrë në ndeshjet zyrtare të kombëtareve A.

UEFA i ka besuar këtë sfidë një suedezi, 36-vjeçarit Kristofer Karlson, i cili do të drejtojë këtë duel të rëndësishëm për kuqezinjtë që duan të kenë një start sa më të mbarë.

Karlson është ndërkombëtar që nga viti 2018 e normalisht nuk ka pasur kohën e duhur për të bërë eksperiencë, ndaj në këtë periudhë ai ka drejtuar kryesisht sfida të përfaqësueseve të moshave, mes të cilave edhe atë mes Kosovës dhe Anglisë U21, si dhe tre ndeshje në turet e para të Ligës së Europës në këto vite.

Daniel Gustavson dhe Maks Robin Vilde janë dy vijërojtësit, ndërsa gjyqtari i katërt është Fredrik Klite, po nga Suedia. Delegate e UEFA-s është Alina Kapatina nga Moldavia, ndërsa vëzhguesi i gjyqtarëve do të jetë Dejan Filipoviç nga Serbia. /vipsport/