Dinamo ka fituar sot ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës dhe e sheh veten përsëri në katërshen e parë të kampionatit,. Blutë e Mehmetit kanë fituar një ndeshje në mënyrë dramatike, pasi është vendosur nga një gol në shtesën e sfidës.

Ka qenë Teuta në fakt ajo që i ka shkuar më afër golit, duke e kërkuar vazhdimisht në pjesën e parë, teksa shpërdoruan penallti me Peposhin, i cili u ndal dy herë nga Sali. Ndërkaq, në fraksionin e dytë të lojës, skuadrat ishin më të kujdesshme dhe rastet e rëndësishme për gol munguan.

Megjithatë, në fund ishte një veprim spektakolar i Denison ai i cili zgjidhi ndeshjen me një gol në shtesë që solli tre pikët për Dinamon dhe vendin e katërt në renditje për blutë, të cilët zbehin gjithashtu edhe pretendimet e Teutës për të qenë mes katër më të mirave në këtë sezon.

DINAMO-TEUTA 1-0
90’+3′ Denison