Partizani është mposhtur në mënyrë surprizuese në sfidën e parë kundër Iberias. Ndeshja e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League, është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të gjeorgjianëve.
Iberia kaloi në avantazh që në minutën e 31’ me anë të një penalltie, e cila u shkaktua nga Pano Qirko. Me fillimin e pjesës së dytë, nisi malorja për “Demat”. Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijët me 10 lojtarë.
Në minutën e 57’, sulmuesi i Iberias, Sylla shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Të kuqtë nuk largohen pa pengje nga Gjeorgjia. Kjo për shkak të gjykimit. Trupa rumune favorizoi dukshëm vendasit te goli i dytë në minutën e 57, që ishte pozicion jashtëloje.
Me këtë humbje, Partizani është me një këmbë jashtë aventurës Europiane, teksa shpreson tek ndeshja e kthimit. Sfida e dytë mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 1 gusht, në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00./newsport/