Vetem nje gol i pesuar, por ka mjaftuar qe ekipi i Veleçikut te largohet i humbur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Fushe- Krujes ndaj Ilirise vendase.

Djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli e kane nisur mire takimin, por ne minuten e 27-te nga nje pakujdesi ne zone ka qene Koleci i cili e ka derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga portieri Lopçi.

Pas ketij goli nuk kane munguar rastet nga te dy ekipet, ku edhe Veleçiku ka bere perpjekjet e tij per te shenuar e barazuar, por lojtaret e tij nuk ia kane dale dot te shenojne. Perfundimisht 1-0 per Ilirine e cila me kete pike ngjitet ne kuoten e 4 pas dy javesh kampionat.

Nderkohe Veleçiku mbetet ne kuoten e tre pikeve me ate fitore te arritur javen e pare ndaj Murlanit dhe tashme pret ndeshjen e javes se trete kur do te luaje ne Koplik ndaj ekipit Adriatik.

Ne ndeshjen tjeter te javes se dyte te grupit A te kategorise se dyte, Gramshi dhe Sopoti jane ndare ne barazim 0-0-


ILIRIA- VELEÇIKU 1-0

Shenues: Koleci ’27

VELEÇIKU: Lopçi, B.Çokaj, Brojaj, Rragami, Banushaj, Elv. Rustemaj, Pjetracaj, Elid.Rustemaj, Am. Kaçaj, Shekaj, Al. Kaçaj. Trajner Besnik Duli. U aktivizuan edhe Kacokaj, Ivziku e Ndrecaj.