Skënderbeu ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit.

Ishte sulmuesi shkodran Balajdi Pusi, ai i cili në minutën e 65-të, me golin e tij i dhuroi fitoren korçarëve në këtë përballje.

Vlen të theksohet fakti se të besuarit e Ahmatajt zbritën në fushë edhe ditën e djeshme në përballjen ndaj Egnatias të zhvilluar në Peqin, ku u mposhtën me rezultatin 2-1.

Ndryshe nga ajo sfidë, ku trajneri nuk preferoi të aktivizonte disa prej titullarëve, në sfidën e sotme, të dy skuadrat zbritën në fushë me 11-shen e tyre më të mirë.

Dhe Pusi ne kete menyre ka arritur te tregoje vlerat e tij me te mira dhe po shenon rregullisht ne ndeshjet miqesore te prag- sezonit.

FT: Bylisi – Skënderbeu 0-1

Golat: Pusi 65’