Sot ka realizuar nje kryeveper duke shenuar nje supergol dhe per koinçidence, me te majten. Rejan Alivoda ka shenuar golin qe i dha fitoren pasditen e sotme Vllaznise ne ndeshje ndaj Dinamos, luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Padyshim qe 20 vjeçari po shfaqet gjithnje e me shume si protagonist me Vllaznine, teksa jo vetem po luan si titullar i padiskutueshem ne formacionin e kuqebluve, por po shfaqet edhe si golashenues.
I sotmi ishte i treti per te ne kete sezon. Te parin e ka shenuar ne ndeshjen e kupes ndaj Flamurtarit (perfunduar me rezultatin 4-0) me 24 janar kur realizoi golin e trete per ekipin e tij. Te dytin e realizoi ne ndeshjen e kampionatit ne Laç ndaj skuadres vendase duke i dhene barazimin 1-1 Vllaznise.
Dhe i treti, njekohesisht me i rendesishme erdhi sot. Alivoda sigurisht qe ka ende shume per te dhene dhe padyshim qe keto gola do ta ndihmojne te rritet edhe me shume nga ana profesionale. Padyshim qe kemi te bejme me nje “xhevahir” nga i cili Vllaznia ka per te perfituar jo pak./SHKODRA-SPORT.COM/