Kristiano Ronaldo ka hyrë sot në histori duke shënuar golin që e çon në trefshifror bilancin e tij me përfaqësuesen e Portugalisë. Një arritje mbresëlënëse e futbollistit portugez i cili konfirmohet si një nga golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit botëror edhe sa u përket ekipeve kombëtare.

Një gol i veçantë ai i shënuar sot ndaj Suedisë, i realizuar me atë që portugezi e kishte dikur specialitet të tijin, goditjen e dënimit.

Ai harkoi në mënyrë të shkëlqyer në fundin e pjesës së parë një top në portë duke mposhtur portierin kundërshtar e duke i dhënë avantazhin përfaqësueses së tij. Më pas, erdhi edhe goli i dytë, duek e çuar në 101 bilancin e përgjithshëm.

Kjo shifër e bën Ronaldon lojtarin e dytë në botë që arrin të shënojë 100 apo më shumë gola me përfaqësuesen A. Emri i parë në listë është Ali Daei i Iranit, i cili ka realizuar 109 gola me ekipin kombëtar. /vipsport/