Eneo Bitri ka gjetur sërish rrjetën në Hungari. Një gol vendimtar nga kapiteni i Gior, që barazoi 2 me 2 përballë Debrecen.

Bitri tundit rrjetën në minutën e 89-të, kur sfida po shkonte drejt humbjes.

Ish-kapiteni i Partizanit po luan rolin e goleadorit për skuadrën hungareze.

Kjo pasi ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit nga Bitri. Titullar ndërkohë luajti dhe Albion Marku në mbrojtje me Gior.