Tirana ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën 34-të të Kategorisë Superiore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17’ nga Hasani falë një supergoli. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Tiranës.

Pjesa e dytë prodhoi shumë gola, teksa Hila shënoi dopietë, në minutat e 65’ dhe 72’. Teksa mendohej që sfida do të mbyllej 0-3, Guindo përfitoi nga gabimi i Toshevskit duke shënuar golin e vetëm për kurbinasit.

Me këtë fitore bardheblutë janë shumë pranë titullit kampion.

LAÇI 1- 3 TIRANA

89′ Guindo/ 17′ Hasani, 65′, 72′ Hila