Ronald Kuman kërkon të përforcojë Barcëlonën e tij në mesfushë. Për këtë, tekniku holandez kishte kërkuar patriotin e tij, Vajnaldum. Por, lojtari i Liverpul edhe pse dukej se i ishte premtuar katalanasve, në fund duket se është joshur nga PSG.

Në këtë formë, Barcelona po mendon planin B dhe ai përfshin Lorenco Pelegrinin. Mesfushori që është në pronësi të Romës ka treguar maturi në fushë dhe sipas AS, Barcelona do të tentojë ta transferojë në këtë merkato.

Kapitenit roman i skadon kontrata në vitin 2022 dhe kjo ia bën më të lehta tratativat spanjollëve pasi kosto financiare nuk do të jetë e lartë.

Gjithsesi, te Roma kanë ndërmend të rinovojnë me Pelegrinin dhe takimi për të diskutuar është vendosur pas Europianit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse lojtari do të preferojë një kalim në Barcelonë.