Humbja e sotme e Kukësit përballë Skënderbeut mund të ketë nxjerrë skuadrën verilindore nga lufta për titullin kampin pasi i jep mundësinë Partizanit që të shkëputet përsëri në renditje. Por nuk ka qenë vetëm klubi ai që ka vuajtur nga kjo disfatë, por edhe vetë lojtarët, të cilët kanë humbur mundësinë e një shpërblimi që u ishte premtuar nga presidenti i klubit, Safet Gjici.

Ky i fundit, në një dalje para mediave, kur ekipi po vuante disa ndeshje radhazi pa rezultate që vunë në diskutim edhe vijimësinë e Cungut, deklaroi se nuk kishte ndër mend të vendoste gjoba për lojtarët nga mungesa e rezultateve.

“Nuk ka gjoba, përkundrazi, do të vendos premio. Pakti me lojtarët është që ka premio për 4 fitore radhazi në ndeshjet në vijim në kampionat”, ishin fjalët e Gjicit para gazetarëve.

Se për çfarë premioje bëhet fjalë, futbollistët e Kukësit nuk do ta mësojnë kurrë, pasi seria e tyre u ndal në vetëm 2 fitore. Pas asaj konference Kukësi mundi 3-2 Kamzën e pastaj 3-0 Luftëtarin, ndeshje të cilat u duk sikur kthyen në rrugën e duhur verilindorët e hapën kampionatin, duke përfituar edhe nga ndalesa e Partizanit.

Por më pas erdhi barazimi në Kupë me Teutën e tani humbja në kampionat përballë Skënderbeut, që bën të pavlefshëm premtimin që u ka bërë Gjici e u heq lojtarëve nga xhepat një shumë të konsiderueshme. Kjo, duke llogaritur se numri 1 i verilindorëve nuk është kursyer asnjëherë për premiot. /vipsport/