Përfaqësuesja shqiptare e futbollit zbret pas pak orësh në fushën e lojës në “Air Albania” për ndeshjen kddnër Kazakistanit me mungesa në radhët e saj për shkak dëmtimesh. COVID, por edhe të pezullimit. Qazim Laçi ka koleksionuar dy kartonë të verdhë në ndeshjet e mëparshme që ka luajtur dhe kësisoj, do të mungojë në duelin ndaj kazakëve.
Mesfushori është ndëshkuar me karton të verdhë në të dy duelet ndaj Lituanisë e kësisoj nuk do të jetë një alternativë në mesfushë për trajnerin Reja në duelin e sotëm. Ndërkohë, lojtarët që rrezikojnë të pezullohen për ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë janë 5, por vetëm 2 prej tyre mund të zbrezin sot në fushë.
I pari është Amir Abrashi, i cili është ndëshkuar me të verdhë që në ndeshjen kundër Bjellorusisë e rrezikon pezullimin nëse merr një të verdhë të dytë. Po ashtu, Armando Broja u ndëshkua me të verdhë ndaj Kazakistanit në ndeshjen e parë, e nëse zbret në fushë, duhet të ruhet pasi një tjetër ndëshkim do ta çojë në tribunë.
Sa u përket emrave të tjerë, ata janë Keidi Bare, Kastriot Dermaku dhe Marash Kumbulla, të tre nuk janë pjesë e grumbullimit me përfaqësuesen, si pasojë dëmtimesh apo COVID, siç është rasti i mbrojtësit të Romës. /vipsport/