Futbollisti aktual i Vllaznise Lorik Boshnjaku u largua nga Prishtina pas 7 vitesh duke lene nje boshllek jo te vogel tek kryeqytetasit, per te cilet ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Por tashme drejtuesit e klubit kane marre vendimin per te gjetur lojtarin qe do ta zevendesoje ne kete pozicion.

Gledi Mici do të jetë kapiteni i ri i Prishtinës. Pas largimit të Lorik Boshnjakut tek Vllaznia, Prishtina ka vendosur për kapitenin e ri të skuadrës për edicionin e ri dhe Micit i është besuar shirti i kapitenit të ekipit kosovar.

Ai është pjesë e Prishtinës që nga vera e vitit 2020, teksa me ekipin në fjalë ka fituar edhe një titull kampion. Ne fakt edhe Mici ishte shume prane largimit por ne fund drejtuesit nderhyne duke e mbajtur dhe duke e graduar edhe si kapiten

Mici, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipe si Kamza, Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës, do të jetë tashmë kapiteni i ri i skuadrës së Prishtinës, për të zëvëndësuar kështu mesfushorin Lorik Boshnjaku, i cili ka firmosur tek Vllaznia.
Maringlen ZHIVANI