Fernando Jorente është kthyer në Itali, teksa këtë herë do të përfaqësojë fanellën e kaltër të Napolit. Ish-sulmuesi i Juventusit ka lëshuar edhe deklaratat e para si napolitan, ndërsa nuk ka nguruar t’i lëshojë sfidë titulli ish-klubit të tij, duke u shprehur se presioni është i gjithi mbi bardhezinjtë. “ Napoli ka një skuadër të madhe, është ekipi i dytë italian më i fortë në këto vitet e fundit.
Pas Totenhemit, kisha një dëshirë të madhe për të vazhduar në një skuadër të madhe, ku të luaja edhe Champions League. Prita tre muaj për të firmosur, nuk është e lehtë. Kisha disa opsione por për mua ishte e rëndësishme të shkoja në një kampionat të madh sepse Serie A është rritur shumë. Mezi pres të luaj.
Për kampionatin duhet të rritemi por presionin është mbi Juventusin. Ne duhet të qëndrojmë pranë bardhezinjve dhe në fund mund të fitojmë. Duke e parë Napolin nga jashtë mendoja se ishte një skuadër e madhe, duhet vetëm të besojmë”, u shpreh sulmuesi spanjoll./vipsport/