Ne ndeshjet e meparshme kemi pare qe golat jane shenuar gjate fraksioneve te lojes por jo ne fundin e saj. Kjo jave e futbollit shqiptar ka prodhuar gola qe jane shenuar ne minutat shtese dhe qe per me teper kane rezultuar decizive ne fiksimin e rezultateve te ndeshjeve.
Rastet tipike qe do mund te permenden eshte goli qe lojtari dhe kapiteni i ekipit KF Murlani qe aktualisht militon ne ligen e 3-te, Vildan Kacubela realizoi ne minuten e 93-te ne ndeshjen ndaj AF Luftetarit duke i dhene kesisoj fitoren e dyte radhazi ekipit te tij qe kete sezon do synoje ngjitjen ne ligen e dyte.
Nuk mund te lihet pas as goli i minutes se 92-te qe realizoi sot sulmuesi i Vllaznise, Ardit Hoxhaj ne ndeshjen ndaj Kastriotit, gol ky qe rezultoi deciziv ne marrjen e 3-pikeve per skuadren shkodrane.
Ashtu si dhe goli i Danajt ne minuten e 93-te sot per Beselidhjen qe i dha fitoren kesaj skuadre ne shifrat 4-3 ndaj Dinamos. Te shenosh gola eshte dicka e bukur per cdo kampionat, por t’i shenosh ato ne minutat e fundit eshte bukuri e dyfishte.
Andi GJURGJEJ