Një ditë e veçantë për tifozin e Vllaznisë, Sulejman Limani. Klubi shkodran i ka bërë një dhuratë atij për ditëlindje: fanellën e ekipit. Surpriza është dërguar nga menaxheri i njohur i futbollit, Agron Isufi.
Limani ka qënë dhe mbetet një nga tifozët më të zjarrtë të ekipit. Ai ka qënë përkrah ekipit gjatë gjithë këtyre viteve, si në ditët e mira, ashtu edhe të këqija.
Në çdo transfertë, që nga veriu deri në jug, lojtari i 12-të ka qënë udhëtues së bashku me ekipin. Dhe padyshim qe ai eshte ndjere mire me kete surprize qe i eshte bere sot atij.
Drejtuesit e klubit Vllaznia jane duke i kushtuar rendesi edhe maredhenieve me tifozet dhe si rrjedhoje herepashere ka momente te tilla me to, çka i ofron edhe me shume me skuadren e tyre te zemres.