Elseid Hysaj është vënë kohët e fundit në epiqendër të kritikave, të cilat janë shtuar pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij përballë Arsenalit në Ligën e Kombeve. Por ndërsa tifozët e kritikojnë, ata që e njohin mirë çfarë do të thotë të luash në nivele të larta e të fitosh, mbrojnë futbollistin e përfaqësueses shqiptare.
Mes tyre është edhe Masimo Odo, ish-futbollist i njohur italian i cili në karrierën e tij ka fituar edhe titullin Kampion Bote me Italinë. Odo, tashmë trajner, argumenton se është e kotë të kritikohet Hysaj e Mario Rui për paraqitjen e të enjtes.
“Kam lexuar për kritikat rreth Hysajt dhe Mario Rui. Si trajner mendoj se përgjigjet gjithmonë fusha dhe llafet mbeten në zero. Mendoj se janë lojtarë të mirë, nuk mund të drejtosh gishtin vetëm ndaj tyre për gabime.
Ishte e gjithë skuadra që nuk dha një paraqitje të mirë, sidomos në fraksionin e parë të lojës”, shpjegoi ai për mediat italiane, duke hequr përgjegjësinë nga reparti i prapavijës. /vipsport/