KF Shiroka ka debutuar me humbje sot ne kampionatin e kategorise se trete. Nje humbe ne fakt e thelle ne shifrat 0-4 ndaj “Partizani B” ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Arena e Demave” te kryeqytetit. Ne pamje te pare nje rezultat qe flet vete, por duhet thene se gjithçka eshte vendosur nga nje karton i kuq.
Deri ne minuten e 28-te gjithçka ka qene e barabarte ne fushen e lojes, por me pas nje karton i kuq i diskutueshem dhene ne mesfushe per mesfushorin Nwakwudo ka prishur ballancat. KF Shiroka detyrohet te ndryshoje menyren e te luajturit dhe reziston, por vetem per pak minuta sepse nje minute para fundit te pjeses se pare, te kuqte do te shenonin.
Do te ishte futbollisti Narh qe do te kalonte ne avantazh Partizanin B dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 1-0 per te. Ne fillimin e pjeses se dyte do te ishte sulmuesi Albert Keko qe do te dyfishonte shifrat per skuadren vendase dhe ketu mbyllet gjithçka.
Ne tre minutat e fundit te ndeshjes sakaq do te kishte vend edhe per dy gola te tjere per “Partizanin B” qe do te shenoheshin nga i njejti autor futbollistin Alinj i cili do te shenonte ne ’88 dhe ’90 duke kompletuar ne kete menyre fitoren 4-0 te skuadres se tij dhe KF Shiroka ne kete menyre detyrohet ta nise me humbje kampionatin./www.shkodrasport.com/
PARTIZANI B- KF SHIROKA 4-0
(Narh ’44, Keko ’49, Alinj ’88, ’90)
KF Shiroka: Masinji, Twum, Zaja, Peku, Nwakwudo, Kodra, Bebeziqi, Ogungbire, Muliu, Amponsah, Aneke. Trajner Fatmir Axhani. U aktivizuan edhe Asllani, Vincent, Umar, Boshti dhe Micheal.