Nëse në “Wikipedia” do të kërkoni për emrin e Gafur Rakhimov do t’ju shfaqet emri i një prej trafikantëve të drogës më të njohur në Azinë Qëndrore. Madje Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar atë si një prej kriminelëve më të mëdhenj të Uzbekistanit. Ai e ka nisur kriminalitetin e tij vite më parë me vjedhje makinës, për të kaluar më pas në riciklim parash të pista, rryshfete, korrupsion dhe trafik të heroinës.
Ndaj, në vitin 2000, nuk u lejua që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Sideny, ndërsa në Amerikë ia kanë konfiskuar të gjitha pasuritë.
E megjithatë, kjo nuk e ka ndalur që nga dita e sotme të jetë presidenti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), me seli në Zvicër. Ai ka zënë vendin e italianit Franco Falcinelli, që pak kohë më parë dha dorëheqjen nga detyra.
Dhe, në bazë të statutit të AIBA, është zv.presidenti “senior” ai që bëhet president i përkohshëm deri në zgjedhjet e reja. Çka do të thotë që Gafur Rakhimov, që mban postin e zv.presidentit të AIBA-s që nga viti 1998, tashmë është president i boksit botëror deri në zgjedhjet që do të zhvillohen në fund të këtij viti në Moskë.
Kongresi i jashtëzakonshëm zhvilluar sot në Dubai, ku jeton prej vitesh Gafur Rakhimov, ka konfirmuar këtë kalim kompetencash. “Duhet të abshkëpunojmë shumë me Federatat kombëtare dhe Komitetin olimpik Ndërkombëtar për të dalë nga kriza financiare që ka pushtuar Federatën tonë dhe t’i rikthejmë asaj integritetin”, tha Rakhimov. /telesport/