Nje rastesi, ajo qe mu afrua te djelen e 2 shtatorit, duke u perballur me njeriun e botes se futbollit italian trajnerin Roberto Mancini.
Ne dalje te stacionit hekurudhor Santa Maria Novela te Firences me nje ecje elegante duke terhequr nje bagazh personal degjova se dikush thirri: “Mancini”.
Perfitova nga rasti dhe pasi vajza ime qe udhetonte per Milano me prezantoi si gazetar sportiv i njohur ne Shkoder dhe i kerkuam nje fotografi.
Nuk hezitoi, por me nje modesti per t’u patur zili ofroi mundesine e kesaj fotografie qe po botojme dhe ne mes te nje bisede te shkurter i kujtova vitet e suksesshme me Interin si trajner. Buzeqeshi dhe me nje levizje te buzeve tha lehte: “Vertet vite te bukura por…”.
Mancini po kthehej nga Bolonja pasi te shtunen kishte qene prezent ne ndeshjen qe ishte luajtur ne stadium ku interi fitoi me nje loje bindese dhe si duket i kishte dhuruar nje kenaqesi kjo fitore.
Dhe ndersa ne e falenderuam edhe nje here per kete takim te shkurter ai nxitonte per ne stadiumin A. Franchi te Firences per te ndjekur takimin Fiorentina – Udinese.
Te nesermen ai do te drejtohej per ne Coverciano per te grumbulluar kombetaren per ndeshjet UEFA Nations Legue. Kuptohet se detyra qe kish marre persiper e kishte bere Mancinin edhe me serioz dhe me te preokupuar se kur ka qendruar ne pankinat e skuadrave italiane apo te huaja.
I preokupuar pasi ka detajuar gjithcka per te ndertua Nacionalen qe do ti ktheje italise ate boshllek qe u krijua me mos pjesmarrjen ne Boterorin 2018 ne Rusi.
Tani ai i di te gjitha sekretet qe e cuan futbollin italian ne nje pike nevralgjike deshtimi ndaj edhe emrat qe ka piketuar per formacionin e du ndeshjeve Itali – Poloni dje Portogali – Itali jane prova e pare e tij zyrtare per ti thene Italise se u gjet njeriu i duhur per nje kombetare te qendrueshme.
Fakti qe ne kampionatin italian luajne jo shume talente italiane, per ti dhene kesaj kombetare frymemarrje e qendrueshmeri e shqeteson Mancinin por ne e uruam qe te filloje me kembe te mbare e sukses sezonin e ri europian te UEFA.
Namik Mehmeti
Firenze, 04/09/2018