Ka përfunduar ditën e djeshme njëri prej kampionateve të moshave që organizon Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit në Shkodër, pikërisht ai U9.

Kjo gjë është shoqëruar me zhvillimin e një ceremonia e shpalljes së më të mirëve. Risia e sivjetme ka qenë heqja e pikëve dhe ekipet pjesmarrëse janë vlerësuar në bazë të sulmit më të mirë, mbrojtjes më të mirë dhe ekipit fair- play.

Në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit, kanë marrë pjesë përveç shefit të Zyrës Rajonale Hysen Zmijani, edhe emra të tjerë të njohur të futbollit shkodran si Isak Pashaj, Avenir Dani, Fatmir Paçrami, Taip Piraniqi etj.

Ekipi me sulmin më të mirë të kampionatit është vlerësuar ai i Adës që ka merituar edhe kupën përkatëse dhe nga rradhët e këtij ekipi ka dalë edhe lojtari më i mirë i kampionatit që është Sebastjan Gjeka.

Ja të nderuarit për grupmoshën U9:

Lojtari i perspektivës U9 Gjergj Shabi (Shkodra 2006-A)
Lojtari më i mirë U9 Sebastjan Gjeka (Ada)
Ekipi fair- play U9 Ekipi “Shpresa B”
Qarkullimi më i mirë i topit Ekipi “Shkodra”
Mbrojtja më e mirë U9 Ekipi “Atletik” 17 gola të pësuar
Sulmi më i mirë U9 Ekipi “Ada” 105 gola të shënuar

© shkodrasport.com