Diten e djeshme eshte percjelle per ne banesen e fundit nje nga ikonat e volejbollit shkodran dhe shqiptar- Gjino Mjeda. Ai nuk mundi ta fitonte dot betejen me semundjen e rende e cila e mundonte prej disa muajsh dhe si rrjedhoje u dha lamtumiren te gjitheve ne nje moshe te re, vetem 67 vjeç.

Por ajo qe na beri pershtypje ishte neglizhenca e drejtuesve te pushtetit lokal per t’i bere nderimet e duhura kesaj figure te madhe. Themi nderimet e duhura sepse Gjinoja e meritonte nje ceremoni me protokoll zyrtar, shoqeruar me homazhe ne nja nga institucionet e qytetit per te cilin ai kontribuoi shume.

Shoke e kolege te tij ne fakt kane pyetur per kete gje dhe jane interesuar nese do te kishte homazhe, por nuk kane marre asnje pergjigje. Bashkia Shkoder dhe kryetari i saj Benet Beci duket se jane mjaftuar me nje ngushellim ne faqen zyrtare dhe nje kurore me lule!!!

Edhe prania e ndonjerit prej drejtuesve te Bashkise dhe Keshillit Bashkiak Shkoder ne varreza per t’i dhene lamtumiren e fundit kesaj figure te madhe, nuk mjafton. Njerez si Gjino Mjeda i vijne rralle Shkodres dhe Shqiperise dhe si e tille ajo meritonte me shume nderime.

Ne fund te fundit, detyra e Zyres se Sportit prane Bashkise apo dhe te tjera instanca prane saj, kete detyre kane, te nderojne njerezit qe kane nderuar dhe vazhdojne ta nderojne kete qytet. Mark Kroqi, Irfan Boriçi e Nora Deda ne prononcimet dhe bisedat e bera me ta shprehen keqardhjen qe nje figure e tille nuk u respektua ashtu si duhet nga keto institucione, perfshi ketu edhe Federaten Shqiptare te Volejbollit.

Njerez si Gjino Mjeda i vijne rralle Shkodres dhe Shqiperise dhe nuk e dime se per cilin sportist Bashkia dhe institucionet e tjera perkatese do t’i ruajne nderimet!!!
Gjon GJEKA