Laçi eshte shume prane arritjes se objektivit te tij per te qene ne mes tre ekipeve me te mira te kampionatit po mbyllet duke siguruar kesisoj edhe objektivin e tij per te qene ne Kupat e Europes.

Nje kontribut te madhe ne kete ecuri padyshim qe ka dhene perveç trajnerit Armando Cungu, edhe nje shkodran tjeter. Behet fjale per mbrojtesin Abdurrahman Fangaj.

Por ky i fundit duket se nuk do te kete shume kohe per te gezuar me ekipin e tij per kete sukses sepse ditet e fundit ka marre nje lajm shume te keq. 22 vjeçari ka qene prej disa kohesh jashte fushes se blerte per shkak te nje demtimi te pesuar.

Duke shpresuar se gjithçka do te kalonte, ai nderkohe ka bere tashme edhe ekzaminimet e duhura te cilat i kane konstatuar nje keputje te ligamentit krocial te gjurit.

Kjo do te thote se ai jo vetem ka mbyllur kete sezon, por me shume mundesi qe edhe gjysmen e pare te sezonit te ardhehem sepse koha e rikuperimit pas nderhyrjes kirurgjikale qe do te beje, do te zgjase disa muaj. Ky padyshim qe eshte nje lajm i keq jo vetem per lojtarin por edhe per ekipin e laçit qe e ka patur Fangajn nje nga pikat me te forta prej kater sezonesh.
www.shkodrasport.com