RTSH Sport ka vendosur të surprizojë të gjithë sportdashësit në këtë fundvit. Sfida e javës së 15-të mes Vllaznisë dhe Teutës që do të luhet në orën 15:45 në “Loro Boriçi” do të trasmetohet Live nga RTSH Sport dhe vjen falas për të gjithë sportadëshit.

Kjo sfidë që do të transmetohet nga RTSH do iu japë mundësinë të gjithë spordashësve shkoidranë dhe atyre durrsakët të ndjekin skuadrën e tyre nga divani i shtëpisë së tyre me rehatinë maksimale, pas qenë të detyruar të shkojnë në stadium.

Kujtojmë se Vllaznia pas humbjes me Kastriotin do të kërkojnë rikthimin te fitorja, ndërsa përballë gjejnë djemtë e Edi Martinit që njohin vetëm fitore në dy javët e fundit.

Sfida do te nise ne oren 15.45 dhe do te drejtohet nga arbitri i FIFA-s Enea Jorgji. Eshte nje perballje shume e veshtire ku te dy ekipet do te kerkojne te marrin fitoren dhe shkodranet sigurisht qe do ta tentojne me force ate.