Per tifozet shkodrane qe nuk do te kene mundesi te jene te pranishem sot ne stadiumin “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen e kupes Vllaznia- Flamurtari, e vlefshme kjo per turin e pare te kupes se Shqiperise, vjen nje lajm i mire.
Platforma “Tibo” me kanalin e saj Oversport, ashtu si dhe ndeshjen e pare ne Vlore, ka vendosur ta transmetoje LIVE edhe nga Shkodra kete perballje duke u krijuar te gjitheve mundesine qe ta shohin ate.
Ka qene vete kjo platforme qe e ka lajmeruar kete gje permes faqes se saj ku shkruan: “Loro Boriçi” mirëpret ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.
Dy skuadra plot histori përballen sot për kalimin në turin tjetër. Sfida e parë ka përfunduar me rezultatin (2-1) në favor të vlonjatëve. Ndeshja do te transmetohet ne oren 14.00 ne kanalin Oversport 1″.
Sa i takon ndeshjeve te ketij turi te Kupes, kjo platforme transmeton vetem pak ndeshje dhe fokusi i saj kuptohet qe ka qene tek sfidat me te rendesishme dhe per kete arsye ka zgjedhur kete qe do te luhet ne Shkoder.
Nderkohe kujtojme edhe njehere se hyrja e tifozeve ne stadium per kete ndeshje do jete falas, si rrjedhoje e vendimit qe kane marre drejtuesit e Vllaznise ne kete pragndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/