Tek Vllaznia ka edhe lajme te mira. Pas mbi dy muajsh larg fushes se blerte, pasditen e sotme eshte bashkuar ne stervitje me ekipin edhe mbrojtesi malazez Darko Bulatoviç.
Ai ne fakt ka dale ne stervitje qe prej javes se kaluar por duke zhvilluar stervitje individuale, por nga sot ka flluar te luaje edhe me topin dhe per kete arsye ka luajtur disa minuta ne nje ndeshje kontrolli qe ekipi ka zhvilluar.
Riaftesimi i Bulatoviç natyrisht qe eshte nje lajm i mire per stafin teknik sepse tashme do te kete me shume alternativa edhe per repartin e mbrojtjes sepse malazezi mund te luaje si ne krahun e majte ashtu edhe ne qender.
Ai u aktivizua me sukses me Vllaznine edhe gjate veres ne ndeshjen e Kupave te Europes duke bere paraaqitje te mira dhe tashme po punon fort per t’u rikthyer sa me shpejt ne gjendjen e tij me te mire./SHKODRA-SPORT.COM/