Holanda fitoi 2-0 në mbrëmjen e djeshme të Euro 2020, teksa mposhti Austrinë.
Mirëpo, në kampin tulipan kanë marrë kritika nga një legjendë si Marko Van Basten, i cili në veçantë e ka me Matajs De Ligt. Ish-sulmuesi thekson se mbrojtësi nuk ka mësuar asgjë nga eksperienca e tij në Itali me Juventusin.
“Ai është një mbrojtës qendre dhe duhet të transmetojë më shumë lidership. Duhet të ndihet prezenca e tij sepse duhet të drejtojë mbrojtjen.
Ndërkohë ai vetëm vrapon pas kundërshtarit, lojtarit që markon dhe lë një hapësirë të madhe. De Ligt shkoi në Itali për të mësuar si të mbrojë, por nuk më duket se ka mësuar shumë”, u shpreh Van Basten. /VipSport/