Nga dita e sotme, Burreli do të ketë një trajner të ri. Drejtuesit e klubit janë detyruar të gjejnë menjëherë zëvendësuesin e Julian Ahmatajt i cili siç dihet dje u emërua në krye të ekipit të Kamzës.
Lëvizje këto të papritura teksa kampionatet po shkojnë drejt fundit por kanë qenë mëse të domosdoshme.
Tek Burreli do të jetë lezhiani Ridvan Kulli, që do të marrë tashmë drejtimin e skuadrës.
Ai së fundmi ka drejtuar skuadrën e Shënkollit, por në muajin janar dha dorëheqjen për shkak të rezultateve negative.
Në të kaluarën ai ka drejtuar edhe skuadrën e Besëlidhjes dhe Adës, ndërsa menjëherë pas ofertës së bërë nga presidenca matiane, nuk hezitoi ta pranonte,
për të luftuar së bashku më skuadrën, në përmbushjen e objektivit madhor, atë të qëndrimit në Kategorinë e Parë.
© shkodrasport.com