Kreu i UEFA-s, Ceferin, deklaroi sot se rreth 80 % e ligave të futbollit në Europë do të përfundonin sezonin në fushë. Një ndër to është edhe kampionati rus, që do të rikthehet më 21 qershor. Një lajm i mirë për të gjithë fansat e futbollit rus dhe për UEFA-n që sheh rikthimin e një tjetër ligë.

Pjesa e mbetur e ndeshjeve do të luhet për një muaj mes datës 21 qershor dhe 22 korrik. “Jam i lumtur të konrmoj rikthimin e sezonit dhe kemi vendosur datat e duhura duke parë situatën ku jemi.

Do të luajmë në qershor dhe korrik. Kjo do të lejojë futbollistët tanë që të rikthehen në fushë dhe të luajmë sezonin tonë”, – tha presidenti i ligës, Sergey Prayadkin.

Por sot, një ligë ka mbyllur gjithçka në tavolinë, duke u bërë vendi i katërt pas Belgjikës, Holandës dhe Francës. Federata Qipriote e Futbollit mori vendimin për ta mbyllur sezonin kombëtar për shkak të pandemisë së koronavirus.

Vendimi erdhi pasi ekipi i ekspertëve mjekësorë hodhi poshtë një seri protokollesh sanitare, të propozuara nga federata, teksa insistuan në respektimin e udhëzimeve të tyre qeveritare.

Në veçanti, federata sqaroi se nuk mund të përmbushte kërkesat mjekësore të grupit të ekspertëve për ta karantinuar detyrimisht dy javë një ekip të tërë, nëse një lojtar testohet pozitivisht për virusin.

Omonia Nicosia, Anorthosis Famagosta, APOEL Nicosia dhe Apollon Limassol ishin në katër vendet e para, në kohën e ndalimit të kampionatit, ndaj ato do të përfaqësojnë Qipron në garat europiane./konica/