Danimarka e ka fituar ndeshjen e parë të Botërorit, duke mundur Perunë me rezultatin 0-1. Kjo ishte një ndeshje në të cilën peruanët meritonin më tepër nga fundi i lojës, pasi luftuan për një rezultat pozitiv.

Rastet e pastra kanë qenë të shumta, por mrekullitë e Shmajkëll në disa raste dhe gabimi i Kuevës nga pika e bardhë, ia ka bërë më të lehtë fitoren Danimarkës.

Pasi rrëmbeu topin nga mbrojtja, Eriksen arriti të shërbente në mënyrë fantastike për Poulsen, ndërsa ky i fundit nuk e pati të vështirë të gjente golin e avantazhit.

Kjo fitore tregon edhe njëherë formën e mirë që po kalojnë Kombëtaret që përfaqësojnë Europën në këto takimet të para. / vipsport/