Ne pjesen e dyte te miqesores se djeshme ndaj Teutes, me Vllaznine ka luajtur edhe nje futbollist i ardhur per prove. Behet fjale per nje kosovar, emri i te cilit ne fakt nuk eshte bere i ditur. Ndoshta edhe ngaqe qendroi vetem pak ore me kuqeblute.

Kosovari mesohet se ka luajtur si qendermbrojtes megjithate ne ato minuta qe u aktivizua ndaj durrsakeve, nuk ka lene gjurme me lojen e tij. Si rrjedhoje ai eshte larguar sot nga Shkodra.

E njejta gje mund te ndodhe edhe me mesfushorin 19 vjeçar te ardhur nga Maqedonia e Veriut Ardit Demiri. Edhe ai nuk ka shfaqur ndonje gje te veçante ne ato minuta aktivizimi gjate miqesores se djeshme.

Me shume te ngjare edhe Demiri nuk do “ta kaloje klasen” dhe do te largohet edhe ai nga Vllaznia. Kuqeblute pas rinovimeve te fundit nuk kane me nevoje te bejne eksperimente ne mesfushe dhe tashme i gjithe fokusi do te jete ne gjetjen e elementit cilesor per sulmin, repart i cili eshte krejtesisht i zbuluar.
www.shkodrasport.com