Shqipëria U-16 e ka mbyllur turneun Etlinger në vendin e tretë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Elvis Sina kanë arritur të fitojnë me Kroacinë në ndeshjen vendimtare.

Ekipi ynë i mbylli 90 minutat me rezultatin 1-1. Kroatët shënuan të parët me anë të Fabijan Palic, ndërsa tanët barazuan me Rrok Tomën.

Fituesi u përcaktua nga gjuajtjet e penalltive, aty ku djemtë e Sinës u treguan të saktë dhe i realizuan të 5 penalltitë.

Portieri ynë ndali një nga gjuajtjet e kroatëve dhe kuqezinjtë e vegjël merituan vendin e tretë. Një lajm i mirë pas momenteve të errëta që po kalojmë që nga kombëtarja e madhe e deri te moshat.

Pjese e kesaj arritje ka qene edhe lojtari i Akademise Vllaznia Kurbasha i cili ne ndeshjet e luajtura ka treguar vlerat e tij duke e ndihmuar jo pak ekipin./telesport/