Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar diten e djeshme marrjen e tre futbollisteve braziliane te cilet do te jene pjese e saj per sezonin e ri dhe qe do ta ndihmojne per te arritur objektivin e vene nga drejtuesit e klubit.

Por ajo qe vlen per t’u theksuar eshte se njeriu i cili i ka sjelle keto braziliane ne Kosove eshte nje menaxher shkodran. “I panjohur” ne pamje te pare sepse ka vetem nje vit qe i ka hyre kesaj fushe, por Artan Ruci e ka marre me shume “vrull” kete pune.

Dhe pas tre brazilianeve qe ka sjelle tek Liria, brenda pak ditesh pret te beje realitet edhe 2-3 transferime te tjere ne Shqiperi dhe Kosove.

Ruci ka folur ekskluzivisht per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete teme dhe eshte shprehur: “Diten e djeshme kemi zyrtarizuar transferimin e tre futbollisteve braziliane tek Liria e Prizrenit. Behet fjale per futbollistet Deivid Silva Costa- mesfushor ofensiv 20 vjeç, John Caio Camargo- sulmues krahu 24 vjeç dhe Yuri Rocha Da Conceicao- mbrojtes i majte 19 vjeç.

Keto jane vetem transferimet e para qe kam bere, por brenda 2-3 ditesh besoj se do te perfundojme edhe tre transferime te tjera. Nje fillim i mbare besoj per mua si menaxher dhe shpresoj qe shume shpejt te bejme edhe shume transferime te tjera, ku padyshim qe kam synim te sjell lojtare cilesore edhe te Vllaznia.

Une punoj me dy miq te mi italiane si dhe disa menaxhere braziliane te cilet kane agjensine e tyre dhe jam i bindur se do te bejme gjera te mira ne te ardhmen”./SHKODRA-SPORT.COM/